spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Pas vdekjes tragjike më 6 maj në Itali, sot varroset Endrit Ademi në Kosovë

Gazeta ka raportuar për një ngjarje tragjike që ka ndodhur më 6 maj në Milano të Italisë, ku pati humbur jetën në vendin e punës një i ri nga Kosova. Viktima është identifikuar si Endrit Shefli Ademi, 24 vjeç.

Sipas raportimeve të mediave italiane, përfshirë “La Repubblica”, Endriti ka rënë nga kati i tretë i skeleve gjatë punës në një kantier ndërtimi në rrugën Bassini nr. 39, ku po kryheshin punime për rinovimin e një ndërtese. Rënia rezultoi fatale dhe ai ndërroi jetë në vendngjarje.

Familja Ademi ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në ora 17:00, në varrezat e lagjës Karpuzi, në fshatin Shalë.

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi! Allahu e mëshiroftë!” – thuhet në njoftimin mortor të publikuar nga familja.

Ngushëllime të përzemërta familjes dhe të afërmve për këtë humbje të madhe.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit