spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Pas takimit me Zelensky-n, Trump kërkon paqe: Do të flasë me Putinin për ta përmbyllur luftën

Presidenti amerikan Donald Trump gjatë fjalimit të tij në samitin e NATO-s në Hagë, ka komentuar edhe takimin e zhvilluar me liderin ukrainas Volodomyr Zelensky.

Duke e përshkruar si “takim shumë pozitiv”, Trump tha se “megjithëse kemi pasur ca vështirësi në të kaluarën, ishte një takim i këndshëm”.

Tutje ai ka paralajmëruar se do të flasë me presidentin rus Vladimir Putin në përpjekje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Mendoj se ai (Zelenskyy) do të donte ta shihte fundin e kësaj. Edhe unë. Ajo që mora nga takimi nuk mund të kishte qenë më pozitive. E mora shumë qartë: ai do që kjo të marrë fund. Dhe unë mendoj se tani është koha e duhur për ta përmbyllur. Do të flas me Vladimir Putinin për të parë nëse mund ta përfundojmë këtë.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit