spot_img
spot_img
Thursday, February 12, 2026
spot_img
spot_img

Pas takimit me Xi, deliron Vuçiq: Kinezët bërtasin emrin tim në rrugë, djalit do t’i mësoj gjuhën kineze

“Presidenti Xi më ftoi personalisht për një vizitë shtetërore në Kinë në një bisedë të shkurtër. Do të vijmë për një vizitë zyrtare shtetërore në gjashtë muajt e ardhshëm”, tha Vuçiç.

Ai po ashtu u mburr se udhëheqësi kinez e zgjati takimin me 15 minuta shtesë dhe foli jashtë kornizës së protokollit, “gjë që e bën vetëm kur bëhet fjalë për miq”.

Vuçiç tha se i foli Xi-së për historinë e popullit serb dhe rolin e tij në Luftën e Dytë Botërore. “I tregova se si populli serb u ngrit kundër fashizmit në Luftën e Dytë Botërore… Që njerëzit të dinë se populli serb ishte bartës i luftës kundër fashizmit”, tha ai.

Presidenti serb shtoi se kanë diskutuar edhe mbi projektet aktuale të infrastrukturës, siç është hapja e hekurudhës Beograd-Suboticë brenda 15 ditësh, e cila, sipas tij, e kënaqi veçanërisht presidentin kinez.

Ai theksoi gjithashtu admirimin e tij për inovacionet teknologjike kineze. “Është e pabesueshme se sa larg kanë arritur, dhe ne po mbetemi prapa. Do të duhet të shohim se si ta përdorim këtë në të ardhmen.”

Vuçiç falënderoi Kinën për mbështetjen e saj në “momentet e krizës”, nga ndihma për Hekurudhën dhe respiratorët gjatë pandemisë deri te vetoja ndaj rezolutës për Srebrenicën. “Pa Kinën, nuk do të ishim në gjendje të kishim mbështetjen e shumicës së kombeve në botë.”

Presidenti serb dha gjithashtu detaje personale, duke thënë se ishte “përgatitur gjithë natën” për bisedën e tij me Xi-në, si dhe një anekdotë për djalin e tij Vukan, të cilit dëshiron t’i mësojë gjuhën kineze.

Së fundmi, ai theksoi se të gjithë në Kinë e njohin. “Dilni në rrugë këtu, fjala e parë që dëgjoni është ‘Vuçiç’. Stafi i hotelit dëshiron të bëjë një foto me mua”, tha me krenari ai.

Vuçiç njoftoi se televizioni shtetëror kinez CCTV do të transmetonte intervistën e tij gjysmëorëshe dhe e përshkroi vizitën e tij si një sukses të madh për Serbinë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit