spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img

Pas sulmeve ndaj centraleve bërthamore, Irani paralajmëron: Lufta fillon tani

Trupa e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) ka reaguar ashpër pas sulmeve ajrore amerikane që goditën tri nga objektet kryesore bërthamore të vendit – Fordow, Natanz dhe Esfahan.

“Lufta fillon tani”, thuhet në deklaratën zyrtare të IRGC-së, duke sinjalizuar një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi goditjet, duke deklaruar se “një ngarkesë e plotë bombash u hodh” mbi objektet bërthamore iraniane dhe përgëzoi forcat amerikane për operacionin.

“Urime luftëtarëve tanë të mëdhenj amerikanë,” tha ai nga Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se tani është “koha për paqe”.

Trump i bëri thirrje Iranit të zgjedhë paqen, por paralajmëroi se nëse nuk e bën, sulmet e ardhshme do të jenë “shumë më të mëdha”.

“Do të ketë ose paqe ose tragjedi për Iranin,” deklaroi ai, duke shtuar: “Mbani mend, kanë mbetur shumë objektiva. Sonte ishte më e vështira nga të gjitha deri më tani, dhe ndoshta më vdekjeprurësja”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit