spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Pas “shuplakës” së Brigitte, Trump thumbon Macron me një këshillë: Sigurohuni që dera është e mbyllur

Presidenti amerikan, Donald Trump, komentoi të premten incidentin që përfshinte gruan e presidentit francez, Brigitte Macron, e cila goditi me shuplakë bashkëshortin e saj ndërsa ai po zbriste nga një aeroplan në Hanoi, Vietnam.

I pyetur për këshilla martesore për Macron, Trump u shpreh: “Sigurohuni që dera të mbetet e mbyllur”.

Trump gjithashtu theksoi se kishte biseduar me presidentin francez pas ngjarjes, duke e cilësuar atë si “jo të mirë”.

“Ky ishte një incident që nuk ishte mirë. Fola me të dhe ai është mirë, ata janë mirë, janë dy njerëz vërtet të mirë,” tha Trump, duke shtuar se ndonëse nuk e dinte shkakun e incidentit, ai e njihte mirë çiftin presidencial.

Nga ana tjetër, Macron e hodhi poshtë incidentin, duke i quajtur ato situata si shaka dhe duke thënë se për këtë ngjarje ka pasur shumë spekulime dhe teori që nuk ishin të vërteta.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit