Gjatë ditës u komentua deklarata e kryetarit tashmë të zgjedhur të Skenderajit, Sami Lushtaku krahas deputetes Adriana Matoshi.
U kritikua shumë gjuha e përdorur e Lushtakut ndaj një gruaje dhe zyrtare publike.
Por me një postim përkrahës dhe lavdërues ka dalë djali i tij, Mergimi. Ai ka lavdëruar punën e të atit të tij, duke thënë se ‘je shembull i punës dhe përkushtimit’.
Postimi i plotë i Mergim Lushtakut:
Për të kuptuar punën e Sami Lushtakut dhe PDK-së, mjafton t’i shihni fotot e Skenderajt nga viti 2000 dhe sot. Nga një qytet i rrënuar, në një qytet modern.
Kryetar, je shembull i punës dhe përkushtimit.
Urime fillimi i mandatit dhe punë të mbarë! ❤






