spot_img
spot_img
Monday, December 29, 2025
spot_img
spot_img

Pas reagimit ndaj Abdixhikut, Hykmete Bajrami shpërthen ndaj Muratit: Je në shkelje të Kushtetutës

Pas reagimit të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, ndaj kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku, ka reaguar edhe deputetja e kësaj partie, Hykmete Bajrami, me një qëndrim të ashpër në rrjetin social Facebook, duke i përmendur Muratit çështje të rënda që lidhen me sektorin e energjisë dhe keqqeverisjen sipas saj.

Në reagimin e saj, Bajrami i drejtohet Muratit me tone të forta, duke e akuzuar për heshtje përballë skandaleve të mëdha në sektorin energjetik:

“Ti deputet që je në shkelje të vazhdueshme të Nenit 72 të Kushtetutës mos u merr me shtet-formuesit, se s’është kjo punë për ty.”

Ajo e ka ftuar ministrin që t’i japë përgjigje publikut për një sërë çështjesh të ndjeshme, si përfitimet e kompanive të dyshimta nga importi i energjisë, tenderët milionësh të KEK-ut dhe përjashtimin e bizneseve nga furnizimi universal.

Reagimi i plotë:

Ti deputet që je në shkelje të vazhdushme të Nenit 72 të Kushtetutës mos u merr me shtet-formuesit, se s’është kjo punë për ty.

Tregona më mirë për lulëzimin e mafisë energjetike gjatë qeverisjes suaj.

Tregona se si një kompani (NOA) që tregton energji në Kosovë për tri vjet u bë kompania e tretë për nga qarkullimi në vitin 2024 -160 milionë euro qarkullim (2024).

Tregona pse jemi bërë kaq të varur nga importi i shtrenjtë i energjisë.

Tregona pse KEK-u vonohet me vite për të riparuar blloqet dhe s’ mban përgjegjësi askush?

Tregona qysh KEK-u ka shpallë tender me negociata 137 milionësh për remontin e A3 pa asnjë studim të fizibilitetit.

Tregona qysh kompanitë si NOA dhe EFT e Vuk Hamoviqit kontrollojnë tregun e energjisë dhe fitojnë miliona euro, ndërsa qytetarëve u rritet çmimi i energjisë çdo vit e 1300 biznese vendore përjashtohen nga shërbimi i furnizimit universal.

Tregona për përformancën e njerëzve tuaj në ZRRE dhe në KOSTT?

Tregona qysh ka mundësi që sot, në këtë ditë gjysmën e energjisë që shpenzojmë jemi duke e importu?

Tregona kush po fiton se qytetarët dhe bizneset po paguajnë për këto fitime.

Kur të përgjigjesh për këto, atëherë ndoshta mund të flasësh edhe për të tjerët.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit