Këngëtari Labinot Rexha ka bërë të ditur se është lajmëruar nga Policia për t’u intervistuar lidhur me videon e publikuar, ku shihet duke shtënë me armë gjatë një ahengu familjar në Klinë.
“Jam lajmëruar sot në Polici, por do të intervistohem të hënën”, ka deklaruar Rexha.
Ai ka mohuar se bëhet fjalë për armë të vërtetë, duke sqaruar se pistoleta ka qenë me gaz.
Rexha gjithashtu ka pretenduar se arma ishte e një dasmori.








