spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Pas protestës ndaj Fitore Pacollit, Agim Pllashniku përjashtohet nga puna – familja e konfirmon largimin

Agim Pllashniku, qytetari që pak ditë më parë u bë pjesë e debatit publik pas protestës ndaj deputetes së VV-së, Fitore Pacolli, është përjashtuar nga puna.

Lajmin e ka konfirmuar vajza e tij, Sonila Pllashniku, e cila ka bërë të ditur se tashmë kanë angazhuar edhe avokat për këtë rast.

“Është përjashtu nga vendi i punës, për procedura është angazhu një avokat”, ka thënë ajo.

Pllashniku kishte protestuar para deputetes Pacolli, duke e quajtur “hajneshë”, pasi familjarët e saj kishin përfituar mijëra euro subvencione nga shteti. Pas kësaj proteste, ai ishte shoqëruar në polici, çka shkaktoi reagime të shumta në publik dhe media.

Tash, pak ditë pas ngjarjes, ai është përjashtuar nga vendi i punës në “Ibër Lepenc”, duke ngritur dyshime për presion institucional ndaj qytetarëve që shprehin pakënaqësinë ndaj zyrtarëve publikë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit