Pas protestës, Krasniqi falënderon protestuesit, Haradinaj thotë se Kosova kërkon drejtësi për UÇK-në

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka falënderuar qytetarët që morën pjesë në protestën masive të organizuar nga Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, për të kundërshtuar padrejtësitë që po bëhen nga Gjykata e Hagës.

Ai publikoi një video ku shihen dhjetëra-mijëra qytetarë në Sheshin Nënë Tereza në Prishtinë.

Po ashtu, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në protestën e veteranëve, e cila u mbajt në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Pas protestës, Haradinaj publikoi disa fotografi në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë: “Kosova kërkon drejtësi! UÇK.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit