Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pritet të mbajë një konferencë për media pasdite e sotme.
Sipas Presidencës, konferenca mund të mbahet pasdite.
Konferenca e saj vjen pas zhvillimeve të fundit për çështjen e zgjedhjes së Presidentit derisa sot është afati i fundit për nisjen e procedurës së zgjedhjes së të parit apo të pares së shtetit.
Osmani nuk u propozua nga Lëvizja Vetëvendosje për këtë post, por partia në pushtet e propozoi Glauk Konjufcën për President.
Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë zhvilluar një takim pak ditë më parë rreth kësaj çështje dhe nga takimi dolën pa një rezultat.
Në seancën e sotme solemne për Epopenë e UÇK-së në Kuvendin e Kosovës, Kurti nuk e përshëndeti Vjosa Osmanin.









