Ka vdekur në moshën 19 vjeçare Gentiana Fazliju pas një sëmundje të rëndë.
Lajmi u bë i ditur nga familjarët e të ndjerës.
I plotë:
NJOFTIM MORTOR
Me dhimbje të thellë njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se me datë 04.04.2026 pas një sëmundjeje të rëndë, ndërroi jetë në moshën 19 vjeçare mbesa jonë e dashur Gentiana Fazliju (vajza e hallës Shiqere).
Varrimi i të ndjerës bëhet ditën e martë me datë 07.04.2026 në ora 17:00 në varrezat e fshatit Sadovinë e Jerlive.
Funerali niset në ora 16:00 nga shtëpia e familjes Fazliju në Ferizaj.
E pamja mbahet në rrugën “Gursel dhe Bajram Sylejmani” nr.385 ne rrugën e Varoshit, në Ferizaj.
Të pikëlluar familja Qerimi dhe Fazliju!









