Situata në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka arritur një nivel shqetësues, ndërsa banorja më e re, Elijona Binakaj, është bërë qendra e tensioneve.
E reja 18-vjeçare, e cila hyri në program për të sfiduar veten, po përballet me situata që familja e saj i konsideron të papranueshme.
Pas ngjarjeve të fundit, ku Elijona është parë nën presion të vazhdueshëm dhe madje e bllokuar fizikisht nga Benita dhe Alba, familja ka reaguar me ashpërsi.
Reagimi i plotë
Gjatë orëve të fundit kemi ndjekur me shqetësim të madh disa situata të transmetuara nga shtëpia e Big Brother, ku Eliona është vendosur nën presion psikologjik dhe sjellje të papranueshme nga disa banorë. Në veçanti, veprimet që përfshijnë intimidim, heshtje të detyruar ose veprime fizike penguese ndaj saj, janë të papranueshme për ne si familje.
Ne kërkojmë me urgjencë që produksioni të ndërhyjë menjëherë, të vlerësojë situatën me seriozitet dhe të marrë masat e nevojshme për të garantuar mirëqenien, sigurinë dhe të drejtën e Elionës për të qëndruar në një ambient të shëndetshëm e të drejtë.
Eliona është aty për të konkurruar, jo për t’u përballur me forma presioni apo provokime që tejkalojnë kufijtë e lojës. Kërkojmë transparencë dhe reagim të menjëhershëm.
Faleminderit të gjithëve që tregoni kujdes dhe mbështetje.”









