spot_img
spot_img
Thursday, January 1, 2026
spot_img
spot_img

Pas ndërprerjes “festive”, numërimi i votave rifillon nga ora 16:00

Procesi i numërimit të votave do të vazhdojë sot nga ora 16:00, sipas vendimit të marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Procesi i numërimit të votave është ndërprerë të mërkurën fillim nga ora 12:00 shkaku i festës së Vitit të Ri.

Ky orar është përcaktuar disa ditë më parë, në kuadër të organizimit të punës gjatë ndërrimit të viteve, duke paraparë një pauzë të shkurtër për festat e fundvitit.

Pavarësisht ndërprerjes së përkohshme, nga Komisioni  Qendror i Zgjedhjeve kanë bërë të ditur se procesi do të vazhdojë sipas planit të parashikuar.

27 komuna e kanë përmbyllur deri më tani procesin e numërimit.

Procesi i numërimit do të vazhdojë në komunat:Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Ferizaj, Malishevë, Gjilan, Lipjan e Suharekë.
Numërimi deri më tani ka arritur në mbi 1,900 nga 2,557 vendvotime apo më shumë se 74%.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit