spot_img
spot_img
Tuesday, March 3, 2026
spot_img
spot_img

Pas mbledhjes, Mustafa i LDK-së thotë se zgjedhjet nuk janë opsion

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Grupit të saj Parlamentar, ku temë diskutimi ka qenë situata aktuale politike dhe mundësia e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.

Pas përfundimit të takimit, deputeti Besian Mustafa ka bërë të ditur se qëndrimi i përbashkët i deputetëve pjesëmarrës është se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje në këtë moment.

“Patëm një takim të GP-së, ku morën pjesë 15 deputetë. Mendimi i përbashkët është që zgjedhjet janë të evitueshme dhe të shmangshme në këtë fazë të Republikës sonë”, deklaroi Mustafa para gazetarëve.

Ai nuk përjashoi mundësi edhe të një takimi tjetër të kreut të LDK-së me Kurtin.

“Mund të ketë takime, në këto ditë – kemi afat deri me 5 mars të orës 00:00 të natës që të zgjedhim presidentin, jemi të hapur për takim të radhës, natyrisht me shpresën që do të kemi zgjidhje për çështjen”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit