spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

Pas Macronit, edhe presidenti Erdogan ndalohet në rrugë nga policia për të kaluar autokolona e Trump (Video)

Pas punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, policia e New York-ut mori masa të rrepta sigurie për lëvizjen e autokolonës së presidentit amerikan Donald Trump, ku liderë botërorë u detyruan të presin në rrugë.

Pas incidentit me presidentin francez Emmanuel Macron ditën e djeshme, një skenë e ngjashme ka ndodhur edhe me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.

Në pamje të publikuara, Erdogan shihet dukshëm i irrituar, teksa qëndron në këmbë për disa minuta, në pritje që të përfundojë lëvizja e autokolonës së Trump. Sipas mediave ndërkombëtare, presidenti turk nuk fshehu pakënaqësinë e tij dhe nuk pati asnjë prirje për të reaguar me humor ndaj situatës.

Krejt ndryshe ishte reagimi i presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili ndodhej në të njëjtën situatë një natë më parë. Gjatë daljes nga selia e OKB-së pas fjalimit të tij, në të cilin njoftoi edhe vendimin historik për njohjen e shtetit të Palestinës nga Franca, Macron u përball me bllokimin total të qarkullimit për shkak të autokolonës së Trump.

Sipas dëshmitarëve, një polic i shpjegoi presidentit francez: “Na ndjeni, zoti president, gjithçka është e mbyllur, qarkullimi është ndërprerë përkohësisht”.

Megjithatë, Macron reagoi me sportivitet. Ai mori në telefon presidentin amerikan dhe u dëgjua duke i thënë me humor: “Mendo pak, jam bllokuar në rrugë sepse gjithçka është ndalur për ty”.

Ngjarja, e cila ndodhi në një prej rrugëve kryesore pranë OKB-së, është komentuar gjerësisht si një moment simbolik për mënyrën se si liderët ndërkombëtarë përballen me protokollet e rrepta të sigurisë në ngjarje të nivelit të lartë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit