spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Pas humbjes në Prishtinë, Kurti niset për të festuar në Mitrovicë

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka folur para gazetarëve për rezultatet e deritanishme në komunat ku pati garë sot.

Ai tha se në bazë të rezultateve që kanë marrë nga komisionarët, partia e tij ka fituar në Mitrovicë të Jugut, Fushë Kosovë, Obiliq dhe Gjilan.

Duke falënderuar kandidatët e ekipet e tyre, Kurti tha se “të gjithë” ishin bashkuar kundër Vetëvendosjes.

“Kandidatët tonë, ekipet e tyre, shtabet zgjedhore dhe aktivistët tonë që e kanë pasë një betejë të jashtëzakonshme meqenëse në të gjitha këto raste të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër Vetëvendosjes. Pra, VV është ballafaquar me të përbashkët e tyre që është një situatë e paprecedentë në historinë politike elektorale të Kosovës. Ky është një sukses i Vetëvendosjes dhe i qytetarëve. Po i presim rezultatet edhe nga komunat e tjera”.

Ai tha se do të niset “në tubimin festiv në Fushë Kosovë, në Kastriot e pastaj në Mitrovicë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit