Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar deri më tani 55.16% të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që përfshin 1,378 nga 2,498 vendvotime në total.
Në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, bartësja e listës Vjosa Osmani Sadriu renditet e para me 42,525 vota. Pas saj pozicionohet Lumir Abdixhiku me 38,502 vota, ndërsa e treta në radhë është Doarsa Kica-Xhelili, e cila ka siguruar 30,033 vota.
Pesëshen e parë më të votuar të këtij subjekti politik e përmbyllin Hykmete Bajrami me 23,780 vota dhe Avdullah Hoti me 21,761 vota.
Më poshtë janë të dhënat zyrtare për 10 kandidatët më të votuar të LDK-së deri në këtë fazë të numërimit:
Vjosa Osmani Sadriu – 42,525 vota
Lumir Abdixhiku – 38,502 vota
Doarsa Kica-Xhelili – 30,033 vota
Hykmete Bajrami – 23,780 vota
Avdullah Hoti – 21,761 vota
Ukë Rugova – 18,238 vota
Kujtim Shala – 17,887 vota
Anton Quni – 14,360 vota
Armend Zemaj – 13,055 vota
Lutfi Haziri – 13,040 vota










