spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Pas dëmtimit të varrit të Deharit, reagon VV: Jemi në pritje të hetimeve

Ditën e sotme në rrjet qarkulluan disa pamje që tregonin qartë dëmtimin e pllakës së një varri që dukej të ishte i ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje të Kosovës, Astrit Deharit.

Vetëm pak orë pas, ka reaguar edhe partia në fjalë duke e konfirmuar një gjë të tillë.

Përmes një njoftimi zyrtar, ata shprehen se Policia e Kosovës është e njoftuar për rastin, me ç’rast e ka falënderuar për reagimin e shpejtë.

“Me keqardhje kemi marrë lajmin se është dëmtuar shtylla dhe pllaka e flamurit kombëtar pranë varrit të aktivistit tonë, Astrit Dehari”, thuhet në njoftim.

Tutje VV-ja bën të ditur se janë në pritje të hetimeve nga policia.

“Falënderojmë të gjitha njësitë e Policisë së Kosovës për reagimin e shpejtë, ndërkaq si Lëvizje VETËVENDOSJE! jemi në pritje të hetimeve që njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës po zhvillojnë në drejtim të zbardhjes së shkaqeve apo shkaktarëve të këtij dëmtimi” deklaroi LVV-ja.

Kujtojmë se Dehari vdiq në nëntor të 2016-tës, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, dhe rrethanat mbi vdekjen e tij ende vazhdojnë të mbeten të paqarta.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit