Pas arrestimit, policia e çoi Butën në emergjencë: Ishte i lënduar

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Ferizajt, ku protagonist është reperi i njohur Betim Januzaj, i njohur për publikun si Buta.

Ai është përfshirë në një përleshje fizike me një person tjetër. Edhe pse gjatë ngjarjes ka pasur të shtëna me armë zjarri, reperi është përfshirë në rrahje fizike dhe jo në plagosje.

Pas ngjarjes, ai ka qenë në arrati për rreth 1 orë e gjysmë.

Rreth orës 22:05 ai ka njoftuar Policinë se do të dorëzohet.

Pas kësaj, reperi është arrestuar në rrugën “Halim Spahija”.

Për shkak të lëndimeve në dorë, është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt.

Më poshtë mund të gjeni deklarimin e Policisë se si ndodhi ngjarja:

“Ju njoftojmë se më datë 11.04.2026, rreth orës 20:25, kemi pranuar informacion për një rrahje në progres në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe në vendin e ngjarjes është konstatuar se, përveç përleshjes fizike ndërmjet dy personave, ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e përleshjes, jo nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe tri gëzhoja. Një person është shoqëruar në stacion policor, ndërsa i dyshuari tjetër është identifikuar dhe ndodhet në kërkim policor. Lidhur me rastin, njësitë relevante policore, përfshirë Hetimet dhe Forenzikën të stacionit, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa disa njësi janë vënë në kërkim të dyshuarit. Për informata shtesë, do të njoftoheni me raport vijues”, ka bërë të ditur Policia.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit