Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar se çmimi tavan i lejuar për naftën sot, 8 prill 2026, është 1.89 euro për litër apo 1 cent më shumë se dje.
Në tregjet botërore është raportuar për një rënie të ndjeshme të çmimit të naftës pas armëpushimit dyjavor të njoftuar ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
Njoftimi i Ministrisë:
Bazuar në vendimin e MINTI-t, të datës 05.04.2026 për çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 08.04.2026:
Nafta (dizel): 1.89 euro/litër;
Benzina: 1.46 euro/litër;
Gas: 0.77 euro/litër.
Ankesat e qytetarëve mund të adresohen në:
ose në nr. tel.: 0800 11000









