Partnerja e re nuk po i ndahet Jozit, shfaqet krah tij – FOTO

Pak javë pas zbulimit të të dashurës së këngëtarit Jozi nga Prive By Liberta Spahiu, partnerja e tij, Xhoana Toshi, ka vendosur të ndajë një moment të ri nga marrëdhënia e tyre.

Në një postim në “Instagram Story”, Xhoana publikoi për herë të parë një foto krah Jozit, ku edhe pse fytyra e tij nuk shihet qartë, detajet tregojnë se bëhet fjalë për këngëtarin.

Dy netë më parë, Xhoana u pa në një nga koncertet e Jozit, duke e mbështetur nga publiku teksa ai performonte përpara fansave. Ky gjest tregon se marrëdhënia e tyre është bërë zyrtare dhe nuk fshihet më.

Dalja e parë publike e çiftit ka nxitur kureshtjen e ndjekësve për hapat e ardhshëm të Jozit dhe Xhoanës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit