Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës kanë propozuar emrat e tyre për anëtarë dhe kryetarë e zv. kryetarë të komisioneve parlamentare.
Nga 16 komisione, nëntë pritet të udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, tri nga PDK-ja, dy nga LDK-ja, ndërsa një nga secili Grupi Multietnik dhe Lista Serbe.
Nga PDK-ja kryetarë të komisioneve janë përzgjedhur Përparim Gruda dhe Arben Mustafa, ndërsa LDK-ja propozon Hykmete Bajrami dhe Anton Quni për poste kryesore. Grupi Multietnik dhe Lista Serbe do të kenë përfaqësim në disa komisione me kryetarë dhe zv.kryetarë të tyre.
AAK-ja ka njoftuar se do t’i dërgojë propozimet e saj me shkrim.
Kuvendi tashmë pritet të miratojë strukturën e komisioneve, që do të mbikëqyrin legjislacionin, financat, integrimin evropian, punët e jashtme, arsimin, ekonominë, shëndetësinë, kulturën dhe mirëqenien sociale në vend.










