Partia e Fatmir Limajt e ruan një komunë

Kandidati i Nisma Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, prin në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Malishevës, duke siguruar 54.12% të votave, që përkthehet në 6,101 vota.

Në vendin e dytë renditet kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës , Gëzim Krasniqi, me 17.34%, ose 1,955 vota.

Në vendin e tretë është kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje!, Valon Hoti, me 16.05% (1,810 vota), ndërsa pas tij vjen Fatmir Ademaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 7.70% (868 vota).

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e përfaqësuar nga Enver Hoti, ka marrë 2.64% të votave (298 vota), ndërsa Valon Krasniqi nga GUXO ka marrë një numër simbolik votash.

Me këtë rezultat, partia e Fatmir Limajt e ruan kontrollin mbi Komunën e Malishevës, duke mbetur bastioni i vetëm i Nismës Socialdemokrate në vend.

Konfirmimi zyrtar i rezultateve pritet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në orët në vijim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit