spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

Parisi nderon Ismail Kadarenë me pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadaresë, ka bërë të ditur se Parisi dje i ka bërë një nderim të denjë babait të saj në qytetin ku ai jetoi dhe krijoi një pjesë të veprës së tij universale.

Ajo tha se Këshilli Bashkiak i Parisit votoi me unanimitet për vendosjen e një pllake përkujtimore në adresën e tyre.

“Këshilli Bashkiak i Parisit votoi me unanimitet për vendosjen e një pllake përkujtimore në adresën tonë 63 boulevard Saint-Michel 75005, ku lindën disa nga faqet më të ndritura të letërsisë shqipe”, shkroi Besiana Kadare.

Ajo shtoi se “Kadare ishte një ndërgjegjje evropiane e farkëtuar në tokën shqiptare. Ai e përshkroi identitetin dhe rrugëtimin e kombit shqiptar si thellësisht evropian shumë përpara se ta njihte Brukseli”.

Besiana Kadare u shpreh se ky gjest fisnik i Evropës nderon jo vetëm autorin, Ismailin, por edhe Shqipërinë dhe kontributin e kulturës në ndërtimin e qytetërimit shpirtëror evropian, përtej kufijve të politikës.

“Disa herë janë të tjerët që na kujtojnë më mirë se kush jemi dhe çfarë i kemi dhënë botës. Faleminderit Parisit dhe Francës për këtë përkujtim plot dritë”, shkroi ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit