Shkëlzen Maliqi, publicist i njohur, ka folur në lidhje me koalicionet parazgjedhore që janë krijuar për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Maliqi ka dhënë një parashikim rreth VV-së.
Ai ka thënë se VV-ja pritet të bie për pesë për qind.
“Koalicionet parazgjedhore i kam pa si pragmatike, të natyrshme, s’e këto partitë e vogla që zakonisht nuk e kalojnë pragun, kanë provu gati të gjitha me u rehatu pos Nismës Socialdemokrate që ka mbet ‘vjerr’, nuk di a mundet me u kyç ende në ndonjë formacion. Disa parti kanë provu me pas prurje, ka edhe kapërcime prej një subjekti në të tjera. Përshtypja është se Vetëvendosja me grupacionin e tij është në defanzivë, e kanë marrë një grup të vogël demokristianët, s’di a kanë ndonjë peshë. Këto të tjerat po koncentrohen, ish-opozita, mund të ketë ndonjë ndryshim të rezultatit. Unë po supozoj se Vetëvendosja do të bie edhe për 5%, nuk do të ketë më 48 deputetë por më pak…diku rreth 40. Ketë vit të gjithë vitin e kemi humbur kot, është dashur më herët të kryhet ky proces. Tre zgjedhje i kemi patur sivjet së bashku me lokalet ndërkaq me gjasë do t’i kemi edhe një palë zgjedhje në pranverë edhe s’di a do të dalim lehtë nga kjo krizë” deklaroi Maliqi.






