Sot në Kosovë na pret mot i ngrohtë veror. Parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta.
Pasdite pritet të ketë zhvillime lokale të vranësirave të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë vetëm në disa rajone të caktuara.
Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtutjeshme dhe maksimalja pritet të arrijë deri në 29 apo 30 gradë Celsius.










