Gjatë javës së ardhshme, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë perëndimore dhe veriperëndimore, të cilat do të sjellin mot të ndryshueshëm, me reshje shiu dhe ulje të përkohshme të temperaturave.
Në zonat e ulëta pritet shi me intensitet mesatar deri në të lartë, ndërsa në viset malore mbi 1,500 metra mbi nivelin e detit reshjet mund të jenë të përziera – shi dhe borë. Ky episod i paqëndrueshmërisë atmosferike do të zgjasë deri të mërkurën, duke sjellë erëra të forta jugperëndimore dhe rritje të lagështisë në ajër.
Nga dita e enjte pritet stabilizim gradual i motit, me intervale me diell dhe rritje të lehtë të temperaturave, si minimale ashtu edhe maksimale. Fundjava parashihet të jetë më e qëndrueshme, me kushte të favorshme për veprimtari bujqësore dhe udhëtime.
Parashikimi ditor:
E hënë, 6 tetor
Moti kryesisht i vranët dhe me riga shiu.
• Temperaturat minimale: 5–7°C
• Temperaturat maksimale: 8–11°C
• Era: kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë dhe lokalisht e fortë.
E martë, 7 tetor
Moti i vranët dhe me reshje shiu.
• Temperaturat minimale: 3–6°C
• Temperaturat maksimale: 6–9°C
• Era: nga veriperëndimi, 1–5 m/s.
E mërkurë, 8 tetor
Moti kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.
• Temperaturat minimale: 4–7°C
• Temperaturat maksimale: 8–11°C
• Era: kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë dhe lokalisht e fortë.
E enjte, 9 tetor
Moti me vranësira dhe intervale me diell.
• Temperaturat minimale: 1–4°C
• Temperaturat maksimale: 12–16°C
• Era: nga verilindja, 1–7 m/s.
E premte, 10 tetor
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.
• Temperaturat minimale: 3–6°C
• Temperaturat maksimale: 13–18°C
• Era: e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi.









