Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka dhënë parashikimin për motin për dy ditët ardhshme, e enjte dhe e premte, duke paralajmëruar mot kryesisht të vranët dhe riga shiu.
Sipas IHMK-së, të enjten pritet mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell në disa rajone. Lokalisht parashihen riga të dobëta shiu.
Ndërkohë, këtë ditë, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1°C dhe 4°C, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të jenë ndërmjet 10°C dhe 13°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindje–veriperëndim.
Gjithashtu edhe për të premten, IHMK-ja parasheh mot të vranët gjatë gjithë ditës. Instituti thot se vranësirat pritet të sjellin reshje shiu me intensitet të ndryshueshëm.
Ndërkaq, temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 2°C dhe 5°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 8°C deri në 11°C. Do të fryjë erë e lehtë, lokalisht mesatare deri e fortë nga drejtimi verilindor.









