Enver Bytyçi, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, ka folur këtë të shtunë, rreth situatës në Serbi, ku janë bërë sot 1 vit nga protesta në Novi Sad.
Sipas ekspertit, forcat pro-Vuçiç mund të provokojnë incidente që mund të çojnë sipas tij edhe në viktima.
“Kemi një situatë të brendshme, kemi dhe faktorët e jashtëm. Në situatën e brendshme kemi parë sidomos në gusht sesi forcat ekstreme ballafaqohen me njëra-tjetrën në sheshin e Beogradit. Ballafaqimi ka qenë i dhunshëm.
Ata që kanë qenë afër Vuçiç kanë tentuar të frikësojnë protestuesit, por nëse nesër do të kemi të bëjmë me qindra mijë qytetarë në shesh, forcat pro-Vuçiç që janë të sistemuar në çadrat pranë parlamentit nuk do ta kenë këtë fuqi që të frikësojnë protestuesit.A mund të provokojnë?
Po, unë mendoj që mund të provokojnë. Mund të vriten 2, 3 ose 4 të tjerë, me synimin për t’i kthyer protestuesit, për t’i demoralizuar.” – tha Bytyçi.






