spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img

Paralajmërime për zgjedhje të reja, Faton Peci: O e themelojmë qeverinë, o shkojmë në zgjedhje

Deputeti i Listës Guxo, Faton Peci, ka lënë të hapur mundësinë për zgjedhje të reja nëse nuk arrihet konstituimi i Kuvendit dhe formimi i institucioneve.

Peci u shpreh se ende ka shpresë që opozita do të reflektojë për të zhbllokuar procesin.

“Dihet që ose i themelojmë institucionet, ose e bëjmë Kuvendin, e themelojmë ne qeverinë, ose shkojmë në zgjedhje. Hatërmbetja me kandidaten për kryetare munet me shku më gjatë, ama apet besoj që do të ketë reflektim”, tha Peci, përcjell Insajderi.

Idenë e zgjedhjeve e përmendën sot edhe deputeti i VV-së, Hekuran Murati, si dhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, duke rritur më tej tensionin politik dhe pasigurinë për ecurinë e procesit të konstituimit të institucioneve të reja.

Përkundër gjashtë seancave të mbajtura, Kuvendi ende nuk ka arritur të zgjedhë kryetarin, duke rrezikuar seriozisht funksionalizimin e legjislativit dhe formimin e qeverisë së re.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit