Pas përfundimit të fjalimeve të presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, komandantja supreme e Forcës së Sigurisë dha urdhrin për fillimin e parakalimit të trupave ushtarake.
“Filloni me parakalimin, gjeneral,” tha ajo.
Parakalimi i njësive të organeve të sigurisë zhvillohet me një ceremoni madhështore çdo vit, në përvjetorin e shpalljes së shtetësisë së Kosovës.










