Pak minuta para nisjes së Prime-it të Big Brother VIP Kosova, banorja Elijona është nisur me urgjencë drejt spitalit, duke shkaktuar shqetësim te banorët dhe publiku.
Lajmi është konfirmuar nga moderatori Alaudin Hamiti, i cili ka sqaruar se gjendja shëndetësore e saj nuk është për t’u shqetësuar, pasi Elijona po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe ndodhet nën kujdes profesional.
Mbetet të shihet nëse ajo do të rikthehet sonte në Prime apo do të mungojë për shkak të arsyeve shëndetësore.








