spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img

“Papiruset e Hadesit”: Si shndërrohet kënaqësia e gruas në krim publik

Që në moshë të hershme, vajzave u mësohet se dëshira e tyre është turp, kënaqësia është mëkat dhe trupi i tyre nuk u përket atyre.

Ky është “papirusi i Hadesit” që shoqëria patriarkale i jep çdo femre, duke e mësuar të jetojë në një burg të padukshëm ku është njëkohësisht e burgosur dhe rojtare e vetvetes.

Në kulturën tonë, bukuria femërore shpesh reduktohet në një monedhë tregu: sa më e re, aq më e vlefshme; sa më e plakur, aq më e pavlerë. Një logjikë cinike që e sheh gruan si imazh për t’u konsumuar, jo si qenie për t’u respektuar.

Nga kontrolli i trupit tek hakmarrja dixhitale

Por ndëshkimi më i ashpër nis kur një grua guxon të thotë: “Ky trup është i imi, nuk është për t’u gjykuar.” Pikërisht atëherë, sistemi i dhunës kulturore dhe teknologjike e godet me armën më të re të shekullit XXI: porno-hakmarrjen.

Në këtë akt mizor, gruaja nuk shihet më si nënë, bijë, profesioniste apo qytetare; i fshihet mendja, personaliteti dhe forca. Ajo reduktohet vetëm në një imazh të shfaqur publikisht për ta poshtëruar dhe gjykuar. Kështu, kënaqësia e saj, dëshira e saj dhe e drejta për të jetuar lirshëm, kriminalizohen.

Realiteti shqiptar

Edhe në Shqipëri, rastet e “hakmarrjes dixhitale” janë rritur. Vajza të reja kërcënohen me publikimin e fotove intime, disa janë shtyrë drejt vetëvrasjes nga presioni i shoqërisë. Dhe në vend që viktima të mbrohet, shpesh është ajo që stigmatizohet, ndërsa autorët kalojnë në heshtje ose mbrohen nga kulturat e heshtjes mashkullore.

Ligji ekziston, por ai nuk e shëron plagën më të madhe: turpin e imponuar, që shoqëria ia ngarkon viktimës, jo dhunuesit.

Nga morali i imponuar te e drejta për kënaqësi

Pse kënaqësia e gruas shihet si kërcënim, ndërsa dhuna ndaj saj shihet si normalitet? Kjo është pyetja që duhet të trazojë ndërgjegjen publike.

Në vend që të kriminalizohet dëshira, duhet të kriminalizohet dhuna. Në vend që të poshtërohet viktima, duhet të turpërohet autori. Dhe në vend që të shkruajmë ‘papirusë të rinj të Hadesit’ për trupin e gruas, duhet të hapim një kapitull të ri, ku kënaqësia nuk është krim, por e drejtë themelore e njeriut.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit