Autoritetet polake kanë kapur një dron që fluturonte mbi zona qeveritare në kryeqytetin Varshavë, ku ndodhen rezidenca të rëndësishme shtetërore.
Kështu ka bërë me dije kryeministri Donald Tusk në X, duke theksuar se veprimi u ndërmor nga Shërbimi i Sigurisë Shtetërore (SOP) në kuadër të masave të shtuara për shkak të tensioneve të fundit në rajon.
Ndërkohë janë arrestuar dy shtetas të Bjellorusisë, ndërsa policia po heton mbi rrethanat dhe qëllimin e misionit të dronit.
Ngjarja vjen vetëm pak ditë pas shkeljeve të përsëritura të hapësirës ajrore të Polonisë nga dronë rusë, duke rritur ndjeshëm shqetësimet për sigurinë kombëtare dhe kërcënimet që vijnë nga lindja.










