spot_img
Sunday, December 7, 2025
spot_img

Pamjet që tronditën botën, çifti izraelit ribashkohet pas ndarjes së dhunshme

Një çift izraelit, i rrëmbyer gjatë sulmeve të Hamasit më 7 tetor 2023, është ribashkuar pas dy vitesh. Noa Argamani dhe Avinatan Or u rrëmbyen gjatë festivalit muzikor Nova. Pamjet e Argamanit duke u tërhequr me forcë në pjesën e pasme të një motoçiklete u bënë një nga imazhet më të famshme të asaj ngjarjeje.

Siç shkruan BBC, Noa Argamani u shpëtua nga komandot izraelite më 8 qershor 2024, ndërsa Avinatan Or, i mbajtur veçmas në Gazën qendrore, u lirua të hënën. Ky i fundit është një nga 20 pengjet e gjalla të kthyer si pjesë e armëpushimit të ndërmjetësuar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Në një postim në Instagram, Argamani shkroi se ata mund të fillojnë “shërimin së bashku”. Mediat izraelite raportuan se çifti ndau “cigaren e parë së bashku pas dy vitesh”. Një ditë pas lirimit të partnerit të saj, Argamani publikoi një postim emocional me fotot e para së bashku që nga viti 2023.

“Dy vite që nga momenti i fundit kur pashë Avinatan-in, dashurinë time. Dy vite që kur terroristët na rrëmbyen, më vendosën në një motoçikletë dhe na ndanë para gjithë botës,” shkroi ajo.

E reja tregoi se gjatë periudhës së robërisë ishte mbajtur një shtëpi me gra dhe fëmijë, “ndërsa Avinatan ishte vetëm në tunele”.

“Hamasi publikoi video dhe shenja jete nga unë, por nuk pati asnjë informacion për Avinatan-in,” vazhdonte postimi në hebraisht.

Argamani tha se tani mund të fillojnë rikuperimin e tyre: “Fituam luftën tonë personale dhe luftën e gjithë botës me ne për të arritur këtë moment. Tani është koha të fillojmë udhëtimin tonë të përbashkët.”

Ajo falënderoi presidentin amerikan Donald Trump për rolin e tij në kthimin e pengjeve dhe për ndihmën që dha për të “kapërcyer errësirën”.

Babai i Avinatan-it, Yaron Or, tregoi për mediat izraelite kushtet e vështira në të cilat ishte mbajtur djali i tij, me ushqim të pakët, i lidhur në tunele dhe hapësira të ngushta për 738 ditë. Ai tha se djali i tij, rreth 2 metra i gjatë, ishte mbajtur në një hapësirë vetëm 1.8 metra e lartë, pak më e gjatë se dysheku ku flinte.

“Është shumë i dobët,” tha ai, duke shtuar se djali nuk kishte pasur libra, kontakt njerëzor, asgjë përveç një kubi që iu dha një herë. Ai kishte shumë pak informacion për botën jashtë, për vendndodhjen e të dashurës apo për përmasat e sulmeve të Hamasit dhe ofensivës izraelite.

“Rreth tij ishin roje që kishin humbur të afërm në sulmet e IDF-së. Mendoj se është një mrekulli që nuk e dëmtuan, përveç një herë kur u përpoq të arratisej,” tha Yaron Or.

Avinatan raportohet se u përpoq të arratisej gjatë lëvizjes nëpër një tunel, por u kap dhe u rrah për përpjekjen. “Ai po i shpreh gjërat gradualisht, ne nuk po e pyesim drejtpërdrejt,” tha i ati. “Fizikisht, ende ka nevojë për rikuperim. Por mendërisht, falë Zotit, është po ai Avinatan, me të njëjtin humor, të njëjtën forcë.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit