Pamje të rralla: Lidershipi i UÇK-së më 1999, nga Ramush Haradinaj te Xhavit Haliti

Nga Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Elmi Reçica e deri te Bislim Zyrapi.

Këta ishin disa nga liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët diskutonin me përfaqësuesit e NATO-s për marrëveshjen e ç’armatosjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pas përfundimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s.

Një video e rrallë e një takimi mes udhëheqësisë së UÇK-së dhe zyrtarëve të NATO-s, është prezantuar sot si material në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në takim, si zyrtar i NATO-s prezent ndodhej edhe John Duncan, ish-diplomat britanik. Duncan po dëshmon sot në Hagë si dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit.

Në pamjet e publikuara, shihet se në takim ishte prezent edhe shefi i Shërbimit të Inteligjencës të Shqipërisë, Fatos Klos, një aleat i ngushtë i UÇK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit