spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Pamje të rënda shfaqen në Gjykatën e Liverpoolit, policia shihet e gjakosur – por çka ndodhi?

Në një seancë gjyqësore të mbajtur sot në Gjykatën e Kurorës në Liverpool, u shfaqën pamje tronditëse nga kamera e trupit të një policeje, e cila shpërthen në lot dhe gjakoset pasi u godit me grusht në fytyrë gjatë një përleshjeje në Aeroportin e Mançesterit, raporto Daily Mail.

Policja Lydia Ward rrëfeu në gjykatë se ishte “e tmerruar” kur u sulmua nga Mohammed Fahir Amaaz, 20 vjeç, gjatë një incidenti që ndodhi në korrikun e kaluar në Terminalin 2 të aeroportit.

Ward, e cila e përshkroi veten si “e imët, 1.57 m e gjatë dhe vetëm 51 kg”, ishte pjesë e një ekipi prej tre oficerësh që kishin shkuar për të arrestuar Amaaz, i dyshuar për goditje me kokë ndaj një burri në një kafene të Starbucks-it disa minuta më parë.

Pamjet e kamerave të sigurisë treguan momentin kur Amaaz godet me grusht në hundë oficerën Ward, ndërsa kolegu i saj, PC Zachary Marsden, po përballej fizikisht me vëllain e Amaazit, Muhammed Amaad, 26 vjeç.

Përleshja e dhunshme, që përfshiu të dy vëllezërit dhe tre oficerët, u filmua nga dëshmitarë dhe videoja u bë virale në rrjetet sociale.

Sot, pamje të reja nga kamerat e trupit u prezantuan si provë në gjykatë, duke treguar gjendjen e rëndë emocionale dhe fizike të oficeres pas sulmit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit