Pas vërshimeve që kanë ndodhur në Kosovë, një familje në fshatin Bratotin të Komunës së Rahovecit po përballet me rrezik serioz për jetën.
Si pasojë e reshjeve të shumta, është rrëzuar muri dhe një pjesë e shtëpisë, duke e bërë objektin të pasigurt për banim.
Familja nuk ndihet e sigurt të flejë në shtëpi dhe po jeton me frikë nga shembja e mëtejme.
Banorët kërkojnë ndihmë dhe reagim urgjent nga institucionet komunale, pasi dëmet janë të mëdha dhe rreziku mbetet i pranishëm.








