spot_img
spot_img
Wednesday, January 28, 2026
spot_img
spot_img

Pamje të rënda/ Momenti i aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-ute në Rumani (VIDEO)

Një i mbijetuar i aksidentit tragjik me furgon, i cili ndodhi të martën dhe ku vdiqën shtatë tifozë të klubit grek të futbollit PAOK, mes tyre edhe dy shqiptarë, ka deklaruar se sistemi i asistencës së korsisë (lane assist) mund të ketë ndikuar në aksident, ka bërë të ditur mjeku i tij të mërkurën, raporton “Ekathimerini”.

Aksidenti ndodhi në një rrugë me dy korsi në Timișoara, Rumani. Viktimat po udhëtonin drejt Lyonit të Francës për të ndjekur ndeshjen e Ligës së Evropës.

Pamjet tregojnë se furgoni po parakalonte një cisternë që transportonte alkool, u rikthye në korsinë e tij, por më pas devijoi papritur në korsinë e kundërt dhe u përplas ballë për ballë me një kamion që vinte përballë.

Mjeku grek Dimitris Koukoulas, duke folur për transmetuesin shtetëror ERT, ka thënë se i lënduari ka treguar se sistemi i asistencës së korsisë kishte bllokuar timonin e furgonit, duke e pamundësuar kthimin në korsinë e tij pas parakalimit.

Sistemi “lane assist” është një teknologji ndihmëse për shoferët, e krijuar për të parandaluar daljen e paqëllimshme nga korsia. Ai përdor kamera dhe sensorë për të identifikuar vijat e rrugës dhe, sipas rastit, paralajmëron shoferin ose ndërhyn lehtë në drejtim për ta mbajtur automjetin në korsi.

Autoritetet janë duke hetuar disa faktorë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Sipas Koukoulas, gjendja e të mbijetuarit është më e mirë krahasuar me dy të lënduarit e tjerë, ndërsa ai ka pësuar kryesisht fraktura në gjymtyrët e poshtme. Ndërkohë, familjarët e viktimave kanë mbërritur në Rumani për identifikimin e të afërmve të tyre.

/GazetaKosova/

- MARKETING -spot_imgspot_img
- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit