Një video tronditëse nga Omaha e Nebraskas në SHBA tregon momentin kur dy automjete “përpihen” papritur nga një gropë e madhe që u hap në mes të rrugës.
Pamjet, të publikuara nga Omaha Police Department, janë kapur nga një kamerë trafiku në kryqëzimin e 67th Street me Pacific Street.
Në video shihen dy vetura që ndalojnë në semafor të kuq, kur papritur asfalti shembet poshtë tyre dhe të dyja bien në gropë.
Disa automjete të tjera i shpëtuan rënies për vetëm pak metra.









