spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Pamje/ Tanku rus sulmohet nga artileria ukrainase, nga frika se do të hidhet në erë shkelë ushtarët e vetë

Në Pokrovsk të Ukrainës po vazhdojnë betejat e ashpra mes ukrainasve dhe rusëve.

Operatori ukrainas i dronit ka filmuar atje një moment rrëqethës, kur tanku rus nga frika se do të hidhet në erë shkelë ushtarët e vetë.

Bëhet fjalë për modelin T-72 të ushtrisë ruse i cili krejt befasisht goditet me predha nga ukrainasit.

Duke parë se vazhdimisht po goditej, tanku rus lëvizje të pakontrolluara dhe në një moment shtyp ushtarët e vetë që gjendeshin jashtë.

Disa prej tyre ishin shtrirë në zonën e mbuluar me borë dhe po tentonin të lokalizonin pozicionin e ukrainasve, por kur artileria ukrainas filloi sulmin, ata u shtyp nga tanku i tyre.

Nga frika se do të copëtohej, shoferi fillon të bëjë lëvizje që rezultuan të jenë fatale për ushtarët që gjendeshin pranë.

Ishte gazetari i The Times, Maxim Tucker që shpërndau videon e këtij momenti rrëqethës, me mbishkrimin se rusët e kapluar nga paniku filluan të shkelin ushtarët e tyre. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit