Projektet e fundit infrastrukturore kanë bërë ndryshime të dukshme në qytetin e Vushtrrisë.
Kryetari Ferit Idrizi, kandidati i PDK-së për kryetar në zgjedhjet e 12 tetorit, në llogarinë e tij në Facebook, ka ndarë disa pamje të një projekti i cili u përurua së fundmi.
Projekti përfshinte disa punime në qendër të Vushtrrisë, e të cilat i kanë dhënë pamje tjetër qytetit.
Edhe në videot e shpërndara nga Idrizi, duket se nga një pjesë e zymtë, e pa pastruar dhe e pa gjelbëruar, tani ajo është transformuar në një park me gjelbërim e hapësira rekreative pëe qytetarët e Vushtrrisë.










