Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit, ku, sipas informacioneve fillestare, nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të vrarë dy persona, një grua dhe një person tjetër.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë zonën ku dyshohet se ka ndodhur incidenti.
Sipas informacioneve të para nga terreni, gruaja dyshohet se është qëlluar me armë zjarri derisa ndodhej brenda një veture.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës dhe ekipet e emergjencës mjekësore.
Gazeta ka provuar të kontaktojë zyrtarët policorë në Gjilan për të marrë informacione zyrtare lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të lajmit, ata nuk janë përgjigjur në telefon.








