Pamje nga gjendja e vendpunishtes që u përfshi mbrëmë nga uji: Kjo është gjendja sot

Uji përfshiu punishten ku po ndërtohet ura e re e Ibrit në Mitrovicë gjatë natës së kaluar.

Ende s’është e qartë se cili ishte shkaku që uji vërshoi dhe dëmtoi pajisjet e materialet që ishin duke u përdorur për ndërtimin e urës.

Në pamjet e publikuara sot në mëngjes shihet gjendja e vendpunishtes dhe dëmet që ka shkaktuar uji aty.

Pronari i kompanisë ndërtuese, Jahir Nimani, ka akuzuar se brana është lëshuar qëllimshëm nga Ujmani për të dëmtuar punimet derisa u ankua se shumë pajisje e materiale janë dëmtuar nga uji.

Ai tha se për këtë rast në vendngjarje ka dalë edhe Policia e Kosovës, e cila ende s’është deklaruar zyrtarisht.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit