PAMJE/ Festë e duartrokitje mes delegatëve pas mbetjes së Abdixhikut në krye të LDK-së

Lumir Abdixhiku do të vazhdojë ta udhëheqë Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi nisma e opozitës së brendshme për shkarkimin e tij dështoi në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të partisë.

Menjëherë pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, brenda sallës ku po mbaheshin punimet me dyer të mbyllura janë regjistruar pamje entuziaste.

Një pjesë e madhe e delegatëve kanë duartrokitur, duke festuar konfirmimin e Abdixhikut në krye të LDK-së.

Nga gjithsej 322 delegatë që morën pjesë në votim, 170 prej tyre votuan për besimin ndaj Abdixhikut, karshi 152 votave që ishin pro shkarkimit të tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit