Pamje dramatike nga zjarri në Emshir

Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e së enjtes një objekt banesor në lagjen Emshir të Prishtinës, duke shkaktuar shqetësim të madh tek banorët dhe kalimtarët. Zjarri ka shpërthyer rreth orës 20:00 dhe është ende aktiv.

“Po vazhdon të digjet kulla 3, kati i 10 dhe 11 i objektit banesor”, ka thënë një lexues duke përshkruar situatën e rëndë në vendin e ngjarjes.

Në terren ndodhen një numër i madh i zjarrfikësve dhe njësive të policisë, të cilët po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për ta lokalizuar dhe shuar zjarrin.

Pamje direkte tregojnë flakët duke dalë nga katet e sipërme të ndërtesës.

Jashtë ndërtesës shihet një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të shqetësuar, të cilët po ndjekin nga afër përpjekjet e zjarrfikësve për ta lokalizuar zjarrin.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se deri tani nuk ka raportime për persona të lënduar.

“Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit. Bazuar në të dhënat e deritanishme, nuk raportohet për persona të lënduar”, ka deklaruar Ahmeti.

Shkaqet e zjarrit nuk janë bërë ende të ditura.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit