Një ish-nxënës hapi zjarr në një shkollë të mesme në juglindje të Turqisë të martën, duke plagosur të paktën 16 persona, përpara se të vriste veten, njoftoi një zyrtar.
Sulmuesi 18-vjeçar, që kishte një armë gjahu, ka shtënë në një shkollë profesionale në Siverek, në provincën Şanlıurfa, përpara se të fshihej brenda ndërtesës. Më pas ai vrau veten me të njëjtën armë, tha guvernatori Hasan Şıldak, shkruan CNN.
Pamje dramatike









