spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Pamje dramatike në Kazakistan, futbollisti 19-vjeçar ndërron jetë në fushën e lojës (Video)

Bota e futbollit u trondit dje me ndarjen nga jeta të Dias Tuleu. 19-vjeçari nga Kazakistani po luante një ndeshje të Ligës së Parë vendëse, kur u rrëzua në tokë.

Skuadra e tij, Khan Tengri priste në shtëpi rivalët e Ekibastuz. Për ekipin e Tuleut ishte një fitore e madhe pas shumë javësh vuajtje, por që nuk u festua aspak.

Ishte minuta e 64, kur Tuleu kishte nevojë për ndihmën mjekësore. Doktori i skuadrës sinjalizoi për barrelën, ndërsa më pas sulmuesi u transportua në spital.

Pamje dramatike në Kazakistan, futbollisti 19-vjeçar ndërron

Ndeshja mund të quhet edhe e pazakontë. Kjo për shkak se u luajt deri në fund, pavarësisht episodit të rëndë, ndërsa Khan Tengri mori fitoren 4-0. Për vdekjen e 19-vjeçarit akoma nuk bëhet i ditur shkaku.

I lindur në Almat, i riu ishte produkt i moshave të Kairatit. Me Khan Tengrin luante prej prillit të vitit 2024.

Pas lajmit të hidhur, Federata e Futbollit të Kazakistanit reagoi me një deklaratë zyrtare:

Me trishtim të thellë japim lajmin për ndarjen nga jeta të sulmuesit të ri, Dias Tuleu. Edhe pse në një moshë shumë të re, ai spikaste për pasionin e tij për futbollin dhe talentin e madh. Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, miqve dhe klubit të tij”, thuhet në reagimin e federatës kazake.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit