spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Pamela Anderson dhe Liam Neeson riprodhojnë skenën e famshme të “Titanic” (Video)

Në një video të publikuar nga Paramount Pictures Germany, Pamela Anderson shihet duke u përkulur mbi kangjellat e varkës, duke rikrijuar lëvizjen ikonike të Rose në filmin e famshë ‘Titanic’, ndërsa Neeson e mban nga pas, ndërkohë që në sfond dëgjohet kënga legjendare “My Heart Will Go On” nga Celine Dion.

Në një intervistë për “Access Hollywood” e transmetuar më 28 korrik, Liam Neeson pranoi: “Kisha frikë se ajo do të binte në ujë.”

Shprehja e tij në video e konfirmon këtë shqetësim. Ndërsa Anderson e shijon momentin me entuziazëm, Neeson duket dukshëm i tensionuar gjatë gjithë skenës.

Liam Neeson ishte i pari që foli hapur për ndjenjat e tij ndaj Pamela Anderson. Sipas një burimi të afërt me aktorët, ai ishte “i magjepsur që nga momenti i parë”. Marrëdhënia e tyre ka tërhequr vëmendjen e mediave në Hollywood. Siç raporton Us Weekly, 73-vjeçari Neeson hapi zemrën i pari gjatë xhirimeve të filmit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit